FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Teuta jo më një surprizë, durrsakët mbajnë ritmin e Partizanit

Teuta është pa diskutim surpriza më e bukur që po dhuron ky sezon në futbollin shqiptar por ky term nuk i shkon më përshtat skuadrës durraske.

Ekipi i Bledi Shkëmbit është një realitet e bukur, një ekip që dhuron një futboll cilësorë, mbi të gjitha një futboll sulmues. 23 gola ka shëuar Teuta në 17 javë kampionat duke qenë ekipi më sulmin më të mirë në Superiore, këtë e treguan edhe në sfidën e fundit duke fituar me një poker golash në transfertë përballë Kastriotit.

Si një ish futbollist me shumë fantazi, Shkëmbi dhe stafi i tij drejtues kanë krijuar një ekip shumë kompakt, i ndërthur me talente si Kallaku por mbi të gjitha me lojtarë ekspert si Hidi, Osamani, Bici apo Porgnini.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndryshe nga ekipet e tjera, Teuta ka në përbërje edhe një bomber si Latif i cili deri më tani kryeson listën e golashënuesve më të mirë në kuotën e 9 golave. Teuta luan edhe një sfidë shumë të rëndësishme në javën e fundit atë kundër Laçit për tu përqendruar më pas në merkaton e janarit ku ashtu si çdo ekip tjetër edhe bregdetarët kanë nevojë për përforcime.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?