Teuta: Kështjella e ndërtuar po behet realitet, shkojmë në Europë

Teuta mund të rikthehet në Europa League pas shumë vitesh mungesë. Klubi durrsak ka dalë në një reagim mjaft interesantë duke motivuar ekipin para dy finaleve të mëdha.

Bregdetarët janë në luftë me Flamurtarin, Laçin dhe Skënderbeun për një vend në Kupat e Europës, ndërsa mund të arrijnë dhe vendin e dytë duke qenë se Skënderbeu është vetëm 1 pikë larg.

“Europa League e cila qëndronte në ‘breg të Adriatikut’ prej shumë javësh duket se po afrohet nga valët e detit dhe te Teuta besojnë se ka ardhur momenti për ta siguruar atë dhe matematikisht dhe po kuptojnë që kështjella e ndërtuar po behet realitet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Teuta duhet të marr dhe katër pikë në dy ndeshjet e fundit dhe ta shndërrojë këtë në një sezon mjaft pozitiv dhe rikthimi në kompeticionet e UEFA-s, nga dera më e rëndësishme për të shijuar himnin e Europa Ligue.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nuk është rastësi që sot ‘djemtë e detit’ janë sulmi i dytë më i mirë në kampionatit, kur kujtojmë që pakkush e mendonte diçka të tillë në startin e sezonit. Vendi i 3-të në renditje, dhe vetëm një pikë larg Kukësit të vendit të dytë janë shifra që flasin në favor të Teutës së Shkëmbit”, shkruhet në njoftimin e Teutës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?