Teuta konfirmon momentin negativ, ndalet ndaj Egantias
Teuta nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 ndaj Egnatias në duelin e javës së 17-të të Kategorisë Superiore.
Pjesa e parë e këtij takimi u mbyll pa gola, ndonëse nga të dyja anët u tentua që të gjendej rruga drejt rrjetës.
Rrogozhinasit zhbllokuan sfidën, duke realizuar në minutën e 51-të me Dëamena, i cili i dha avantazhin miqve. Ndërkohë, në minutën e 70-të vendasit barazuan me Kallakun.
Teuta renditet në vend të tetë me 18 pikë, ndërkohë që Egnatia rikthehet në vend të katërt me 26 pikë.


KOHA JONË SONDAZH

