Teuta kryen një tjetër goditje në merkato, vjen mesfushori i Laçit

Teuta ka bërë një tjetër afrim në merkaton e verës nga Superiorja. Bregdetarët kanë firmosur me mesfushorin 25-vjeçar të Laçit, Klinti Qato i cili ka mbyllur bashkëpunimin me kurbinasit.

Ka qenë vetë klubi i Teutës që ka bërë të ditur afrimin e Qatos në skuadër, teksa njofton se ai do të nisë përgatitjet që të enjten, kur ekipi të rikthehet në stërvitje.

“KF Teuta ka kënaqësinë të njoftojë se mesfushori, Klinti Qato është zyrtarisht pjesë e skuadrës sonë. Lojtari bashkohet me Teutën pasi, ishte pjesë e Laçit në sezonin e fundit. Pas arritjes së marrëveshjes dhe zyrtarizimit të bashkëpunimit, Qato, nga dita e enjte do bashkohet me skuadrën në Durrës ku do zhvilloj përgatitjet për edicionin e ri ne Superligë”, shkruan klubi.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?