Teuta me formacionin e plotë ndaj Sheriff, në fushë dhe Kallaku e Seferi!

Teuta do të zbresë në fushë pas pak minutash për të tentuar të bëjë historinë në Champions përballë kampionëve të Moldavisë, Sherif Tiraspolit.

Durrsakët do të luajnë sfidën e parë në stadiumin e tyre në ‘’Niko Dovana’’, një motivim ky për ‘’djemtë e detit’’ të cilët nisin aventurën në Ligën e Kampionëve nga shtëpia e tyre.

Sa i përket formacioneve, trajneri Martini nuk i ka kursyer afrimet e reja duke aktivizuar nga minuta e parë Kallakun dhe Seferin, teksa së bashku me ta në sulm do të jenë dhe Lorenco Vila dhe Dejvi Bregu nga krahët.

Swiss Digital Desktop Reklama

FORMACIONET ZYRTARE

Swiss Digital Mobile Reklama

TEUTA: Frashëri, Todorovski, Hoxha, Arapi, Xhakson, E.Vila, Aleksi, L.Vila, Kallaku, Bregu, Seferi, Trajner: Edi Martini

SHERIF TIRASPOL: Athansladis, Kristiano, Arboleda, Kjabu, Dualnto, Julen, Dago, Till, Traore, Livanor, Kastaneda, Trajner: Juri Vernidub

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?