Teuta me ndryshime në formacionin e ndeshjes së kthimit ndaj Sheriff Tiraspol

Teuta do të luajë pas pak  ndeshjen e kthimit në Champions League kundër Sheriff Tiraspol dhe trajneri Edi Martini ka bërë disa ndryshime në formacion.

Në mbrojtje luan nga fillimi Kotobelli, ndërsa në mesfushë është rikonfirmuar vetëm Emiljano Vila. Shkodrani krah tij ka aktivizuar Dajën dhe Karabecin. Në sulm risia është Gruda, në mbështetje të Lorenco Vilës dhe Seferit. Ndeshja e parë u humb thellë 4-0 nga skuadra e Martinit.

Sheriff Tiraspol: Athanasiadis, Arboleda, Traore, Castaneda, Cristiano, Julien, Kyabou, Dago, S. Thill, Dulanto, Luvannor. Trajner: Iurii Vernydub

Swiss Digital Desktop Reklama

Teuta: Frashëri, Todorovski, Hoxha, Arapi, Kotobelli, Karabeci, Daja, E. Vila, Gruda, L. Vila, Seferi. Trajner: Edi Martini.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?