Teuta mund kampionët, Skënderbeu shkatërron Kukësin
Pasi u shpallën zyrtarisht kampion në Superligë, Partizani ka pësuar një humbje ndaj Teutës në transfertë në shifrat 2-0. Trajneri Gega eksperimentoi me formacionin duke hedhur në fushë disa futbollistë që ishin aktivizuar më pak këtë sezon. Progni zhbllokoi ndeshjen në minutën e 34-t, ndërkohë që në fillimin e pjesës së dytë Kallaku shënoi edhe golin e dytë.
Skënderbeu mori një fitore spektakolare 3-0 ndaj Kukësit. Muzaka zhbllokoi ndeshjen që në minutën e 3-të me Muzakën, ndërkohë që në mesin e pjesës së parë, Bregu do të shënonte pas një kombinimi të bukur me dy shokët e tij Gripshi dhe Brasniqi. Në minutën e parë të shtesës, Gripshi krosoi në zonë për Pervan, i cili realizoi me një goditje fluturimthi në shtyllën e dytë.
Flamurtari ka fituar minimalisht 1-0 ndaj Laçit duke i rrëmbyer vendin e katërt në renditje. Një gol i Bathës në minutën e 26-të i dha tri pikët e radhës skuadrës së Ilir Dajës. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

