Teuta ndal Skënderbeun, Flamurtari barazim spektakolar me Kamzën (VIDEO)
Teuta bën surprizën e madhe në javën e 25-të. Skuadra durrsake ka arritur që të marrë një barazim 1-1 ndaj kryesuesve të Skënderbeut. Ekipi i Ilir Dajës nuk mundi që të dilte në lojën e saj më të mirë, thuajse në asnjë moment gjatë ndeshjes. Në fillimin e pjesës së dytë Teuta fiton një 11-metërsh, pasi Beqja përplaset me Vangjelin dhe për arbitrin është faull. Nga pika e bardhë shkon Hila, i cili e dërgon topin në rrjetë duke i dhënë avantazhit ekipit të tij. Pavarësisht golit të shënuar, Teuta ka mundësi të tjera shënimi me Dediç dhe Lajthia. Ndërkohë që në minutën e dytë shtesë Skënderbeu shënon golin e barazimit me Xhejms.
Në Vlorë ndërkohë zhvillohet një ndeshje e çmendur, veçanërisht në minutat e fundit. Flamurtari barazon 2-2 ndaj Kamzës, në një duel të mbushur me shumë episode të dyshimta përplasje si në fushë dhe jashtë saj. Raçiç kaloi në avantazh në minutën e 28-të Kamzën, ndërkohë që Sidibe barazoi shifrat në minutën e 72-të me një gol të bukur. 4 minuta më as Plaku do të vendoste sërish heshtjen në Vlorë duke shënuar golin e avantazhit. Flamurtari nuk dorëzohet dhe barazon sërish me Xhufon nga penalltia. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

