Teuta ndalet ndaj Laçit, e shpëton “perla” e Kallakut (VIDEO)
Laçi zbret me këmbë në tokë skuadrën e Teutës. Durrsakët nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 1-1 në duelin e zhvilluar për javën e 18-të në stadiumin “Niko Dovana”.
Në minutën e 37-të pas një kundërsulmi të shpejt, Fangaj pason në zonë për Shtubinën, i cili e ka të thjeshtë për ta shtyrë topin në rrjetë. Ky është goli i gjashtë për të në këtë sezon.
3 minuta nga fundi i kohës së rregullt, Teuta do të barazonte rezultatin me një ekzekutim fantastik të një goditje dënimi nga Kallaku, i cili e çoi topin në trekëndësh. Pas këtij barazimi Teuta mban vendin e dytë me 33 pikë, 3 më pak se skuadra e Partizanit që sfidon nesër Luftëtarin. /Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

