FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Teuta shokon Skënderbeun në Korçë, Shkëmbi mund Shehin me 10 lojtarë (VIDEO)

Skënderbeu dhe Teuta kanë dhuruar një ndeshje spektakolare, por skuadra durrsake ka arritur që të rrëmbejë 3 pikë falë një sukesi minimal 0-1. Bledi Shkëmbi ka arritur që të triumfojë  ndaj Orges Shehit në përballjen e dytë mes tyre.

Durrsakët e nisën mjaft mirë takimin dhe iu afruan disa herë rrezikshëm portës së mbrojtur nga Teqja, ndërsa në minutën e 30-të arritën të gjejnë edhe golin, me anë të sulmuesit të krahut, Sekou Kamara, që shënoi me kokë, pas një rrëmuje në zonë. Goli i Teutës zgjoi të besuarit e Shehit, që u hodhën në sulm, në kërkim të barazimit, ndërsa në minutat shtesë të pjesës së parë fituan një 11-metërsh me anë të mesfushorit Gjergji Muzaka, i cili pësoi një ndërhyrje nga prapa, nga mesfushori Beqja.

Ky i fundit u ndëshkua edhe me kartonin e dytë të verdhë, duke lënë durrsakët me 10 futbollistë, ndërsa penalltinë çuditërisht e mori përsipër mbrojtësi i Kosovës Fidan Aliti, i cili gjuajti lehtë dhe në qendër, duke ia dorëzuar topin portierit Isli Hidi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pjesa e dytë u luajt vetëm në gjysmëfushën e Teutës, me Skënderbeun që krijoi një mori rastesh për të barazuar, por herë për shkak të pasaktësisë së sulmuesve korçarë, herë për meritë të Hidit e herë për mungesë të fatit, topi nuk përfundoi në rrjetë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Teuta pas kësaj fitoreje ngjitet në vendin e tretë me 28 pikë, ndërsa lë Skënderbeun në vendin e dytë, por me 4 pikë më pak se skuadra e Partizanit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?