Teuta turpërohet me “poker” nga skuadra moldave e Sheriff Tiraspol
Kampionia e Shqipërisë, Teuta, thuajse eliminohet që në ndeshjen e parë të turit të parë eliminator të Champions League. Në sfidën e luajtur në Durrës, Djemtë e Detit janë mposhtur 4-0 nga skuadra moldave e Sheriff Tiraspol.
Henrique 2 herë në pjesën e parë e mbylli në avantazh të dy golave për miqtë. Në të dytën reagimi i Teutës ishte i vakët, madhe pëson edhe golin e tretë. Traore realizoi golin e nokautit, ndërsa në fund ka vend edhe për një gol të katërt.
As mrekullia nuk e kualifikon Teutën pas një jave në Moldavi. Tani durrsakët do të presin rivalin që do të luajnë në turin e dytë eliminator të Conference League.
KOHA JONË SONDAZH

