FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Tha fjalë të mira për arbitrin, Federata Angleze gjobit trajnerin Benitez

Federata e Futbollit në Angli ka gjobitur trajnerin e Neëcastle, Rafael Benitez, pasi ky i fundit tha fjalë të mira për një arbitër. Qeveria e futbollit në Angli zyrtarizoi shifrën që do të duhet të paguajë trajneri spanjoll për deklaratat e tij, një gjobë që shkon në pak më shumë sesa 68 mijë euro.

Gjithçka është bërë konform një normative të re në kampionatin anglez të futbollit, që ka të bëjë me raportet mes futbollistëve, trajnerëve dhe arbitrave. Në këtë normativë të Premier League nuk lejohet që dikush prej protagonistëve të fushës së lojës të bëjë komente për një arbitër, qoftë këto pozitive apo negative, përpara ndeshjeve, pasi ndikon në gjykimin e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?