“The Sun”: Mourinho tradhton gruan prej 8 vitesh

Tabloidi britanik “The Sun” pretendon se ka zbuluar një marrëdhënie jashtëmartesore që prej 8 vitesh të Jose Mourinhos.

Duket se trajneri portugez, i cili u shkarkua para disa ditësh nga Manchester United për rezultate të dobëta, ka një lidhje me Prue Carter-Robinson, një 41-vjeçare të cilën Mou e ka njohur kur ishte trajner i Realit të Madridit, në vitin 2010.

Sipas “The Sun”, Mourinho është përpjekur që ky lajm të mos publikohet. Carter-Robinson jeton në veri të Londrës, qytet ku Mourinho po jeton tani që është pa punë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mourinho ka 30 vite i martuar me Matilde Faria, me të cilën ka dy fëmijë dhe janë njohur kur ishin adoleshentë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?