FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“The Sun” zbulon ofertën e parë që ka bërë Chelsea për Hysajn

Elseid Hysaj duket i sigurt për largimin nga Napli, teksa në janar po bëhet gati ribashkimi me ish-trajnerin, Maurizio Sarri në Londër. Prestigjiozja britanike, “The Sun”, ka shkruar sot se Chelsea është duke bërë gati ofertën për Napolin, për të blerë kartonin e futbollistit shqiptar.

Sipas “The Sun”, skuadra e Premier League ka gati 20 milion paundose rreth 25 milionë euro, për të blerë shërbimet e mbrojtësit të djathtë. Duke u nisur nga paraqitjet e fundit por dhe humbja e vendit të titullarit, Napoli mund të negociojë për transferimin.

Maurizio Sarri e njeh mirë Elseid Hysajn, pasi ai e ka formuar mbrojtësin shqiptar, që kur e kishte nën urdhrat tek Empoli e më pas te Napoli për pesë vite.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?