Thiago Alcantara: Nuk jam Xavi dhe Iniesta, ja pse ika nga Barcelona
Thiago Alcantara konsiderohet si një prej futbollistëve më të talentuar që ka nxjerrë akademia e katalanasve, por ai vendosi të largohej te Spanja për të filluar një karrierë të re te Bayern. Në një intervistë, mesfushori u ndal pikërisht te largimi i tij nga ekipi blaugranas në vitin 2013 drejt bavarezëve, në kërkim të mundësive më të mëdha për të luajtur.
“Gjithmonë kam dashur të luaj sa më shumë, e kur pashë që me fanellën e Barcelonës nuk ishte e mundur, u largova. Doja të isha i lumtur për të luajtur futboll, për mua kjo është më e rëndësishme edhe së një trofe. Barçës do i jem gjithnjë mirënjohës, por nuk doja të isha thjesht një nga të shumtët.
Nuk i kam patur qejf kurrë këto gjëra, Xavi e Iniesta janë dy lojtarë të pakrahasueshëm. Lojtarët e akademisë gjithmonë e kanë ëndërr të luajnë për ekipin e parë, dhe kur shohin që mundësitë janë të pakta, largohen. Nuk e di nëse në të ardhmen do të kthehem tek Barça, jam i përqendruar vetëm tek ky sezon”, deklaroi spanjolli.
KOHA JONË SONDAZH

