Thirrja e Gjicit: Të bllokojmë kampionatin, nëse s’kthehet Policia e Shtetit (VIDEO)
Policia private dhe qëndrimi i Policisë së Shtetit jashtë stadiumit ishte e reja e sezonit të Kategorisë Superiore që sapo ka nisur, por që dështoi që në ndeshjen e parë, atë mes Skënderbeut dhe Partizanit. Tifozët e të dyja skuadrave nisën një sherr masiv, duke sjellë ndërprerjen e ndeshjes përreth 15 minuta. Presidenti i Kukësit, Safet Gjici, i cili ka kërkuar që të ndërpritet kampionati, deri sa Policia e Shtetit të vendosë të rikthehet në stadiume dhe të marrë përsipër sigurinë e tifozërisë.
“Hapi për të siguruar stadiumet me polici private është i parakohshëm në Shqipëri dhe sa herë që të ketë ndeshje me rivalitet, do të ketë përplasje mes tifozerive, që do të jenë të pamenaxhueshme nga stjuardët. Futbolli është një sport masiv, me tifozëri të ndryshme dhe me kalimin e javëve, rivaliteti do shtohet dhe rrjedhimisht edhe përplasjet mes tifozërive. Unë u bëj thirrje të gjithë presidentëve të Kategorisë Superiore, që të ndërpresim kampionatin, derisa Policia e Shtetit të rikthehet në stadiume dhe të kujdeset për sigurinë”, Presidenti i Kukësit.
KOHA JONË SONDAZH

