Thuram: E di që milanistët janë mërzitur me mua, por nuk më intereson

Marcus Thuram është një nga afrimet e kësaj merkatoje vere të Interit, i cili erdhi te këta të fundit si një transferim i lirë, pas përfundimit të kontratës me Borussia Monchengladbach.

Gjatë një intervistë, me prestigjiozen italien, “Gazzetta dello Sport”, Thuram fillimisht tregoi se mund të kishte kaluar që para 2 sezonesh te “zikaltërit”, ndërsa më tej foli për “kuqezinjtë” e Milan.

“E kam imagjinuar veten që para dy vitesh me fanellën e Inter. Kur u dëmtova, ‘zikaltërit’ dhe menaxherët më ngushëlluan dhe më qëndruan shumë afër e diçka të tillë nuk mund ta harroja kështu që natyrisht do zgjidhja Interin.

Swiss Digital Desktop Reklama

E di që tifozët e Milanit janë mërzitur me mua, por nuk më intereson. Secili bën zgjedhjet e tij dhe unë e di pse e bëra zgjedhjen time. Nuk jam i mërzitur as për vërshëllimat në stadium sepse do të kishte gjithsesi”, tha Thuram.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?