Thuram kritikon Bonuccin: Duhet t’i vijë turp, s’duhet të mbështesë racizmin
Ish-mbrojtësi i Juventusit, Lilian Thuram është treguar i ashpër me Lenardo Bonuccin, në lidhje me reagimin e mbrojtësit italian pas ndeshjes ndaj Cagliarit, ku kritikoi festimin e Kean. Ai është shprehur se mbrojtësi i torinezëve ka gabuar rëndë.
“Duhet t’i vijë turp për fjalët e tij. Bonucci me ato që ka thënë nënkupton se të zinjtë meritojnë gjithçka që u ndodh. Një shok skuadre i Kin-it thotë se ai meriton ato thirrje raciste dhe që tifozët mund të vazhdojnë. Bonucci duhet pyetur: çfarë ka bërë Kean për të merituar këto ofendime, për të merituar aq shumë përçmim? Nuk thotë që tifozët gabuan, por thotë që lojtari u fut vet në telashe.
Reagimi i Bonuccit është i dhunshëm sa ato pasthirrma skandaloze të tifozëve. Është njësoj si të shohësh një femër që përdhunohet nga disa persona dhe të merresh me mënyrën si ishte veshur. Për shkak të këtyre njerëzve nuk ecim dot përpara”, deklaroi Thuram.
KOHA JONË SONDAZH

