Tifozat Kuq e Zi: Ne nuk jemi thjesht tifozë, jemi pasardhësit e një historie të lavdishme
Në ndeshjen ndaj Polonisë edhe njëherë tjetër grupimi “Tifozat Kuq e Zi” tregoi mbështetjen maskimale. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, TKZ shkruan se ata nuk janë thjesht tifozë, por pasardhësit e një historie të lavdishme dhe një familje.
“Me mijëra kilometra të përshkuara nga anëtarët brenda vetëm 4 ditësh tregojnë jo vetëm pasionin dhe ndjenjën e thellë që kemi për tokën dhe kombin tonë, por edhe vullnetin e palëkundur për të bashkuar forcat për dashurinë e vetme, atë të Shqipërisë!
Kur shohim mijëra shqiptarë nga çdo cep i botës që janë mbledhur me qëllimin e vetëm për të përkrahur dhe ngritur lart flamurin tonë, kuptojmë se jemi një komb i bashkuar dhe i palëkundur.
Ne nuk jemi thjesht tifozë, jemi pasardhësit e një historie të lavdishme dhe një familje! Ne jemi Tifozat e Kuq e Zi”, shkruhet në postimin e tifo-grupit më të madh në mbështetje të Kombëtares shqiptare.
KOHA JONË SONDAZH

