Tifozët anglezë plagosën edhe babain e Maguire: I thyen brinjët!

Përplasjet fizike dhe dhuna ka qenë e pranishme para, gjatë dhe pas finales së Italisë ndaj Anglisë në “Wembley”. I plagosur ka mbetur edhe babi i mbrojtësit të Anglisë, Harry Maguire.

Lajmin e tregon vetë mbrojtësi, që dënon sjelljen absurde të tifozëve të dhe tregon se babai i tij kishte thyer brinjët dhe mezi merrte frymë.

“Babai im po priste të hynte de ishte mes turmës, nuk kam folur shumë me të, por jam i lumtur që fëmijët e mi nuk ishin të pranishëm në stadium. Nuk dua që dikush të përjetojë eksperiencë të tillë në një ndeshje futbollit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kam parë shumë video nga ajo natë, agjenti dhe babi vuajtën shumë. Babai im mezi merrte frymë për shkak të brinjëve të thyera, por fatmirësisht nuk është rëndë tani. Shpresoj se mund të mësojmë nga kjo dhe të sigurohemi që të mos ndodhë më”, deklaroi Maguire.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?