Tifozët e Ajax kërcënim me bombë para ndeshjes ndaj Juventusit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para ndeshjes Ajax-Juventus dhe protagonistë janë bërë pikërisht tifozët holandezë. Një granatë shpërthyese është gjetur në selinë e tifozëve të skuadrës holandeze të Den Haag dhe dyshohet se autorë të këtij veprimi janë pikërisht tifozët e Ajaxit

Anash bombës ishte shkruar me një sprajt ngjyrosës shenja identifikuese e tifozëve të Ajax, “XXX” çka forcon hipotezën se ky veprim është bërë pikërisht nga ata. Kjo ngjarje vjen pikërisht para përballjes së sotme Ajax-Juventus.

Kjo pasi tifozët e skuadrës së Den Hag janë binjakëzuar me ato të Juventusit. Për këtë, policia ka rritur masat e sigurisë në mundësi të ndonjë trazire në rrugët e qytetit. Gjithashtu mendohet se në shkallët e stadiumit, pikërisht në tribunën ku do të vendosen tifozët italianë, do të ketë prani të tifozëve të Den Haag dhe policia holandeze i trembet incidenteve të mundshme.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?