Tifozët e Juventusit shpërthejnë ndaj drejtuesve, pankarta para stadiumit
Dy pankarta të nënshkruara nga Viking, grupi ultras i Juventusit, janë varur jashtë Stadiumit Allianz, e para për të kundërshtuar veprimet e shoqërisë në merkato.
Parulla e parë i drejtohej drejtpërdrejt presidentit Agnelli (dhe Alberto Pairetto, menaxher i Juventusit përgjegjës për marrëdhëniet me tifozët) për të dëshmuar një kundërshtim të fortë ndaj operacioneve të sesionit të fundit të lëvizjeve të lojtarëve, me shitjen e Cristiano Ronaldos dhe ardhjen e vetëm Kaio Jorge dhe Locatellit: “Ekipi i shkatërruar dhe një stadium për zbukurim … Agnelli dhe Pairetto katastrofë e përsosur”.
E dyta, nga ana tjetër, kishte të bënte veçanërisht me mbështetësit e organizuar, konfliktet e brendshme midis grupeve ultra dhe pjesës tjetër të tifozerisë së organizuar. Tani mbetet të shihet se si do të jetë reagimi i skuadrës së Allegrit në duelin e radhës kundër Napolit.
KOHA JONË SONDAZH

