FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Tifozët e Lazios nuk e presin mirë këngën e Hysajt, ja arsyeja … (VIDEO)

Elseid Hysaj ka kryer ritnin e prezantimit para shokëve të skuadrës te Lazio. Mbrojtësi shqiptar që erdhi nga Napoli, ka zgjedhur një këngë të njohur si “Bella Ciao”, e bërë e famshme edhe nga seriali “La Casa de Papel” por që në fakt ka shkaktuar polemika.

Kjo këngë në Itali përfaqëson një frymë partizane dhe në anët e Lazios që njihet si zonë e ekstremit të djathtë, kjo këngë nuk mund të këndohet. Sigurisht që Hysaj nuk ka aspak ide për gjëra të tilla politike dhe e ka zgjedhur për famën e saj dhe në videon e publikuar nga Luis Alberto ka shumë tifozë të Lazios që e kanë kontestuar në komente.

“Më mirë të këndoje himnin e Romës, këtu nuk je në Livorno” ishin komentet ndërsa ka dhe nga ata që pohonin se është vetëm një këngë dhe nuk ka aspak punë politika në raste të tilla.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?