FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Tifozët e Skënderbeut si ata të Fenerbahçes, protestat masive nuk mjaftojnë ndaj UEFA-s

Tifozët e Skënderbeut dolën dje në rrugët e qytetit të Korçës për të protestuar ndaj UEFA-s pas pretencës së dy inspektorëve për një dënim prej 10 vitesh. Mbështetësit e klubit korçar kanë dërguar një peticion ndaj institucionit më të rëndësishëm evropian, por kjo mund të mos jetë e mjaftueshme. Kjo është një histori që përsëritet dhe ka ndodhur vetëm 5 vite më parë në Turqi.

Në vitin 2013, pas përfshirjes në skandalin e manipulimit të ndeshjeve të klubit të Fenerbahçes, UEFA vendosi të përjashtonte këtë të fundit për dy sezone nga pjesëmarrja në aktivitetet europiane. Ashtu si vepruan tifozët korçarë, mijëra mbështetës të Fenerbahçes dolën në rrugët e Stambollit për të treguar qëndrimin e tyre duke e cilësuar padrejtësi të ndërkombëtarëve që po favorizonin klubet e tjera në vend, ndërsa u organizuan protesta të ngjashme edhe në Gjermani dhe para zyrave të UEFA-s, në Nion të Zvicrës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Protestat nuk ndryshuan asgjë në preceptimin që kishte krijuar ky institucion për çështjen e manipulimit të ndeshjeve dhe përfshirjen e klubit, ndaj dënimi u la në fuqi nga Komisioni i Apelit dhe më pas u ratifikua edhe nga KAS i Lozanës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?