Tifozët godasin me shishe Payet, ndërpritet ndeshja Lyon-Marseilles (VIDEO)
Nuk kanë fund episodet e dhunës nga tifozët në Francë, teksa këtë sezon janë kthyer në një problem të madh. Derbi mes Lyon dhe Marseilles mbrëmjen e sotme është ndërprerë.
Në minutën e tetë gjyqtari i dërgoi skuadrat në dhomat e zhveshjes pas një sulmi nga tifozët vendas ndaj Dimitri Payet.
Francezi shkoi të gjuante një goditje nga këndi, por u godit me shishe nga tifozët dhe më pas u shtri në tokë. Aktualisht është në pritje të një vendimi nëse ndeshja do të vazhdoj apo do të ndërpritet.

KOHA JONË SONDAZH

