FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Tifozi i lutet të qëndrojë te Chelsea, Hazard bën veprimin e çuditshëm

Eden Hazard është padyshim një nga lojtarët më të kërkuar në gjithë Europën.

I pari në listë për shërbimet e lojtarit belg është normalisht Reali i Madridit.

Skuadra spanjolle e do me çdo kusht dhe në verë mund të vijë transferimi i madh.

Swiss Digital Desktop Reklama

Së fundmi, ka qenë vetë futbollisti i Chelseat, i cili i ka hedhur benzinë zjarrit me një reagim të tijin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në një video të bërë virale në rrjetet sociale, një tifoz i lutet atij që të qëndrojë në klub, ndërsa Hazard bën veprimin e çuditshëm.

Belgu ishte në timon, duke drejtuar, teksa tifozi i “Bluve” i drejtohet: “Qëndro te Chelsea!” ndërsa Hazard si përgjigje, tund kokën…

Përgjigje që të bën konfuz, ndërsa të vërtetën e kësaj tundje koke do ta mësojmë vetëm gjatë merkatos së verës…

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?