Tifozi pushton fushën për të takuar Messin në ndeshjen me dyer të mbyllura

Një episod ndodhi mbrëmjen e djeshme në duelin mes Mallorcas dhe Barcelonës, e fituar nga blaugranët në shifrat 4-0. Në minutën e 53-të, një tifozë hyri në fushën e lojës në një mënyrë të çuditshme, kur në fakt në stadium nuk kishte asnjë të pranishëm.

Habia ishte e madhe, teksa futbollistët mbetën të befasuar kur panë një tjetër person, i cili vrapo në drejtim të Messit për të bërë një “selfie”. Kamerat larguan fokusimin e kamerave televizive, teksa siguria e mori menjëherë tifozin e veshur me fanellën e Argjentinës, për ta shoqëruar jashtë stadiumit.

Siguria në këtë ndeshje nuk kishte vepruar mirë, duke harruar ndonjë portë të stadiumit hapur, atje ku edhe mund të ketë hyrë tifozi. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?