Tirana ose Kastrioti, ja skenarët e rënies nga kategoria
Tirana dhe Kastrioti janë dy skuadrat që rrezikon rënien në Kategorinë e Parë. Ndeshja e djeshme u mbyll në barazim duke mos prodhuar asgjë për fatin e tyre. Klubi më i titulluar në vend ka ende kohë për të shmangur një tragjedi të dytë.
Në dy javët e fundit, bardheblutë luajnë në transfertë me Laçin e në fund presin Flamurtarin, ndërsa Kastrioti pret Teutën e në javën e fundit luan në transfertë me Kukësin.
Tiranës i duhen të paktën 4 pikë për të siguruar mbijetesën, të barazojë në Laç dhe të fitojë në “Selman Stërmasi” me Flamurtarin, ose të fitojë në Laç dhe të marrë të paktën një pikë në sfidën e fundit.
Kastriotit i duhet patjetër suksesi në shtëpi me Teutën dhe të tentojë gjithçka për gjithçka në sfidën e fundit me verilindorët në sfidën e fundit. Kastrioti mund të shpëtoje edhe me vetëm një fitore, por kjo ndodh vetëm nëse Tirana i humbet të dyja sfidat e fundit, ose me një fitore dhe një barazim, nëse Tirana merr vetëm një pikë në dy javë.
KOHA JONË SONDAZH

