Tirana dhe Teuta dhurojnë spektakël, por nuk shënojnë asnjë gol (VIDEO)
Java e dytë e Kategorisë Superiore është hapur me një duel që ka dhuruar spektakël mes Tiranës dhe Teutës, por që nuk ka sjellë asnjë gol. Rastet më të rrezikshme në pjesën e parë i takuan Teutës, që fillimisht me Faje dhe më pas me Osmanin, i shkoi pranë golit, por dy herë portieri Abibi dhe njëherë traversa e portës së Tiranës, bënë që rezultati i 45-minutëshit të parë, të mbetej i bardhë.
20 minutat e para të fraksionit të dytë ndërkohë ishin më të mira për ekipin e Ze Marias që ju afrua golit me Kobinah, i cili nuk devijoi si duhet një pasim mjaft të mirë të Sentamu. Durrsakët reagojnë mjaft mirë me një rast shumë të pastër të Amadu Latif, ndërkohë që më pas është Beqja që godet shtyllën me një goditje spektakolare në hyrje të zonës.
Tirana kundërpërgjigjet, madje gjen dhe golin me Kërcikun, por anësori akordoi më parë një pozicion jashtë loje. Tirana merr pikën e parë në këtë sezon, ndërkohë që ky ishte barazimi i dytë për Teutën.
KOHA JONË SONDAZH

