FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Tirana fiton mes polemikash ndaj Tomorit, blindon vendin e parë (VIDEO)

Tirana nuk di të ndalet në Kategorinë e Parë. Bardheblutë kanë fituar me rezultatin 3-1 sfidën e javës së 15-të ndaj Tomorit, në stadiumin “Selman Stermasi”.

Ndeshja nisi mjaft mirë për vendasit që kalojnë në avantazh që në minutën e 18-të me Ngo nga pika e bardhë. Tomori reagon mjaft mirë duke shënuar golin e barazimit me Kopaçin në minutën e 30-të. Gëzimi i miqve zgjati vetëm 6 minuta, pasi Ngo realizoi sërish golin e avantazhit.


Teksa ekipet ishin duke iu drejtuar dhomave të zhveshjes në pjesën e parë, kryesori i takimit ka ndëshkuar autorin e golit për herë të dytë sa i përket kontestimeve, duke i lënë miqtë më 10 lojtarë. Më pas u dha një një tjetër penallti e diskutueshme për Tiranën, teksa Greca realizoi nga pika e bardhë. Tirana mban kryesimin e Kategorisë së Parë në grupin B me 40 pikë, 10 më shumë se Bylis, por këta të fundit kanë dhe dy ndeshje më shumë për të luajtur. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?