Tirana fiton ndaj Flamurtarit, “perla” e Hasanit nderon Memën në fund (VIDEO)
Tirana më në fund rigjen fitoren në Kategorinë Superiore. Bardheblutë mposhtën minimalisht 1-0 në “Selman Stërmasi” Flamurtarin me gol të Edon Hasanit në minutën e 87-të, duke u ngjitur në vendin e shtatë me një pikë më shumë se Luftëtari, që luan me Partizanin në Gjirokastër.
Kjo ndeshje prodhoi edhe episode shumë të diskutueshme, sikurse ishte anulimi i kartonit të kuq të dhënë për Pollozhanin për prekje të topit me dorë (kartoni i dytë i verdhë),
Tirana shkon në pauzën dimërore me qetësinë e duhur dhe me moralin lart, për të shpresuar të një pjesë e dytë e sezonit me të tjera rezultate e sigurisht me donatorë të rinj, sikurse premtoi edhe presidenti Refik Halili.
Një disfatë që rëndon shumë në kampin kuqezi, pasi nuk u shfrytëzua një mundësi ideale për t’u ngjitur të paktën përkohësisht në vendin e katërt, që do ta afronte më shumë skuadrën e Ilir Dajës e zonën Europiane.
KOHA JONË SONDAZH

