Tirana ndalet nga Apolonia, Kastrioti pëson humbjen e parë
U luajtën sot 3 ndeshje të javës së 17-të në Kategorinë e Parë të Grupit A, ku Kastrioti kryesues ka humbur në shtëpi me rezultatin 0-1 përballë Besës, që ndodhet në vendin e fundit. Një gol i Pashës në minutën e 34-t i jep fitoren por edhe frymëmarrje Besës që largohet nga vendi i fundit.
Tirana nuk ia del të fitojë në Fier dhe barazimi pa gola ndaj Apolonisë rrezikon distancën ndaj Bylis që pret të luaj kundra Naftëtarit.
Komplikohen edhe më tepër pozitat e Besëlidhjes që humb edhe në Dibër përballë Korbait. Goli nga pika e bardhë e beratasit Veliaj në minutën e 37’ i jep fitoren Korabit.
KATEGORIA E PARË – JAVA 17
Grupi A
Kastrioti-Besa 0-1
Shënues: Pasha 34’
Korabi-Besëlidhja 1-0
Shënues: Veliaj 37’ (pen.)
Egnatia-Burreli 1-0
Shënues: Ogbodike 93’
GRUPI B
Apolonia-Tirana 0-0
Iliria-Turbina 3-2
Shënues: Zuna 8’, Gjokeja 59’ , Berberi 93’/ Gërxho 38’ (pen.), 41’
Pogradeci-Shkumbini 3-0
Shënues: Topllari 17’, Çekiçi 38’, Çekici 56’
Shënkolli-Tomori 3-0
Shënues: Kulli 34’, Kulli 52’, Gega 79’
KOHA JONË SONDAZH

