Tirana shkarkon trajnerin Ze Maria, ja kush pritet ta zëvendësojë
Ze Maria nga sot nuk është më trajner i skuadrës së Tiranës. Presidenti i klubit, Refik Halili ka vendosur shkarkimin e teknikut brazilian, për të tentuar një nisje të re të skuadrës që ka zhgënjyer në sezonin e rikthimit në Kategorinë Superiore pavarësisht pritshmërive të shumta.
Te Tirana kanë vendosur që të mbyllin bashkëpunimin me brazilianin, pavarësisht kostos financiare të shkarkimit me teknikun, me të cilin ishte tentuar më parë një ndarje konsensuale që nuk është pranuar nga trajneri. Pozitat e Ze Marias u lëkundën që në javët e para të kampionatit dhe morrën një goditje të fortë pas humbjes në derbi, tekniku arriti të rezistojë duke u mbështetur pikërisht te kontrata që e lidhte me klubin, por humbja me fundit me Laçin, ka rezultuar pika që derdhi kupën e durimit te Tirana.
Ze Maria paguan në këtë mënyrë rezultatet e dobëta në drejtimin e Tiranës në Kategorinë Superiore, ku në 8 ndeshje bardheblutë kanë fituar vetëm 2 ndërsa kanë humbur 4 të tjera. Ardian Mema pritet që të jetë pasuesi i tij në krye të bardhebluve.
KOHA JONË SONDAZH

