Tirana vuan, por merr një fitore të rëndësishme ndaj Luftëtarit 

Tirana gjen më në fund buzëqeshjen në këtë fillim sezoni. Bardheblutë vuajtën shumë por arritën të merrnin tri pikët e para në kampionat, pasi fituan 3-1 me Luftëtarin në “Selman Stërmasi”.

Blazhevski dhe Turtulli realizuan golat për formacionin Ze Marias në pjesën e parë, ndërsa autogoli i Albi Dokës barazoi përkohësisht shifrat. Finalizimi i Grecës në kohën shtesë shuajti shpresat e miqve për të marrë pikë në këtë transfertë.

Tirana pas kësaj fitoreje ngjitet në vendin e 8-të me 4 pikë, ndërsa Luftëtari është skuadra e vetme që ka pësuar vetëm humbje në katër javë kampionat.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?