Tirana zyrtarizon largimin e Seferit, bardheblutë arkëtojnë 400 mijë euro
Tirana ka zyrtarizuar largimin e Taulant Seferit në Ukrainë. Klubi bardheblu ka bërë një njoftim në rrjetet sociale ku i ka uruar suksese në aventurën e re te Vorskla Poltava.
“Faleminderit Taulant Seferi. KF Tirana njofton transferimin e lojtarit Taulant Seferi në klubin Ukrainas FC Vorskla Poltava dhe shpreh mirënjohjen për kontributin e lojtarit dhe punën e tij të palodhur. Faleminderit për emocionet e panumërta sa herë ke tundur rrjetën.
Largohesh si kampion nga Tirona kampione. Kjo fanelle do të mbetet gjithmonë shtëpi për ty. Suksese në rrugëtimin tënd të ri. Të lumtur që arritëm të nxirrnim në pah cilësitë e lojtarit të madh që je”, shkruhej në postimin e Tiranës.
Mësohet klubi bardheblu do të përfitojë 400 mijë euro nga kjo lëvizje.
KOHA JONË SONDAZH

