FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Tirona Fanatics” jep lajmin e hidhur para derbit ndaj Partizanit

“Tirona Fanatics” kanë njoftuar se nuk do të jenë të pranishëm në stadiumin “Selman Stërmasi”, për të ndjekur derbin e kryeqytetit, pasi nuk e pranojnë faktin se do të jenë “mysafirë në shtëpinë e tyre”.

Stadiumi “Selman Stërmasi” është në pronësi të Tiranës, por me prishjen e stadiumit “Qemal Stafa”, klubi i Partizanit bëri një kontratë me bardheblutë, ku merr me qira stadiumin e tyre, për të luajtur takimet e Superiores.

Sfida e të premtes pasdite ka si skuadër pritëse pikërisht Partizanin, që do të jetë edhe organizatori i takimit dhe për rrjedhojë ka rezarvuar shumicën e biletave për tifozërinë e “të kuqve”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Reagimi i plotë i “Tirona Fanatics”:

Swiss Digital Mobile Reklama

Tifogrupi Tirona Fanatics nuk do te jete prezent te premten ne ndeshjen e radhes kunder pjelles se beogradit!

Tifozet e Tirones kurre nuk mund te jene miq ne shtepine e tyre, pavaresisht cdo lloj situate.
Refik Halili bashke me qeraxhinjte e tij mund te vazhdojne te luajne “ E ka kush e ka” per vendet e stadiumit, ama intelekti i tifozeve bardheblu qendron shume shkalle lart tyre…

Tirona eshte me shume se nje ndeshje, 90 minuta apo nje derbi artificial.
Tirona eshte me shume se futboll!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?