“Tirona Fanatics” nuk përmbahet: Jeni Fedegjenerata Shqiptare e Futbollit, skenar për të na zbritur nga kategoria
Pas reagimit të Futboll Klub Tirana ka ardhur edhe reagimi i tifo-grupit të bardhebluve, “Tirona Fanatics”. Përmes një statusi në rrjetet sociale, grupimi ka reaguar ashpër ndaj Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Komisionit Disiplinor. “Pak çaste më parë ka dalë një tjetër vendim i turpshëm kryekëput i “Komisionit të Padisiplinur” pranë “Fedegjeneratës Shqiptare të Futbollit”-shkruan grupimi.
Në vendimin e bërë publik pak orë më parë nga Komisioni i Disiplinës pranë FSHF-së, Tirana u dënua me katër ndeshje pa tifozë për shkak të sjelljeve të pa lejuara në stadiumin “Selman Stërmasi” gjatë ndeshjes kundër Laçit. Ndërkohë, për sherrin e ndodhur në tunel, Michael N’Goo u pezullua me 5 ndeshje. Tre ndeshje pezullim për trajnerin e portierave, Emanuel Egbo.
Reagimi i plotë:
Drejtuar:
-Tifozeve bardheblu
-Fedegjenerates Shqiptare te Futbollit
-Opinionit Publik
Pak caste me pare ka dale nje tjeter vendim i turpshem kryekeput i “Komisionit te Padisiplinur” prane “Fedegjenerates Shqiptare te Futbollit”
Vendim ky qe largon nga stadiumi per 4 jave tifozet bardheblu, ne nje moment tejet kritik te kampionatit…
Ky vendim eshte sa qesharak aq edhe “I FRIKSHEM” per nje perseritje te mundshme te skenarit te vitit te kaluar ku Sport Klub Tirona ra nje kategori me poshte…
Duke ditur dhe kapacitetet e ulta te ish presidentit tone e stafit te tij, duke ditur dhe nivelin e larte korruptiv te F$hF ky skenar nuk eshte aspak cudi, ne nje “Federat Futbolli” ku pas kesaj te sotmes mendojme se ja kemi pare te gjitha…
I gjithe ky sistem i korruptuar eshte ne dem te Tirones gjate gjithe kohes dhe tifozerise se saj, deri ne kufijte e inatit personal…
Asnje nuk e do Tironen, as ata qe leshojne “Lot Krokodili” e as ata qe e hedhin nje kategori me poshte, por kjo nuk eshte as cudi e as ndonje gje e re per ne…
TIRONA KA VETEM TIFOZET E SAJ, TIRONA NA KA VETEM NE!
Tifozet e Tirones nuk duhet te lejojne kurrsesi perseritjen e atij skenari duke treguar qe Tirona nuk eshte mall pa zot!
Reagimi eshte detyrim!
Me Fanatics
Afer Tirones
Tirona Fanatics 1/4/2019

KOHA JONË SONDAZH

