Tjetër dëmtim i rëndë për Coman, rrezikon një mungesë të gjatë
Bayerni e hapi kampionatin me një fitore 3-1 ndaj Hoffenheim-it, por kjo ndeshje kishte edhe pasoja negative. Kingsley Coman nuk mundi që të qëndronte në fushë më shumë se 44 minuta.
Francezi që po luante me një ndeshje të mirë, pësoi një krisje të kyçit në këmbën e majtë, për shkak të një ndërhyrjeje nga Nico Schulz.Coman i u largua nga fusha, pa qenë edhe në gjendje të ecte, ku u zëvendësua nga Robben.
Në fakt ky është i njëjti dëmtim që Coman pësoi në shkurt të këtij viti në ndeshjen përballë Hertha Berlin, ku mungoi për më shumë se dy muaj, duke munguar në 16 ndeshje për Bayern-in, duke humbur edhe Botërorin.


KOHA JONË SONDAZH

