FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Tjetër “shuplakë” për La Liga

Idea për të organizuar ndeshje të La Liga në territorin amerikan, pas kundërshtimit nga zyrtarë të Barcelonës ka marrë një shuplakë edhe nga Reali i Madridit. Është vetë trajneri i “Los Blancos” Julen Lopetegui që në konferencën për shtyp përpara sfidës me Girona është shprehur kundër kësaj ideje.

“Ne jemi duke menduar për gjëra të tjera, por e kam parë këtë dhe unë jam me lojtarët. Ata (drejtues të La Liga)kanë argumente dhe arsye për të menduar se çfarë bëjnë ata dhe unë nuk mund ta shoh që kjo të ndodhë. Ky është mendimi im”– tha Lopetegui.

Drejtuesit e futbollit spanjoll shpalosën planet për të mbajtur ndeshjet e rregullta sezonale në shtetet e tjera si pjesë e një plani zgjerimi të ligës por një gjë e tillë ka marrë edhe mohimin nga Sindikata e lojtarëve spanjoll që zhvilloi një takim me lojtarët më të mirë të mërkurën, duke deklaruar se futbollistët ishin unanimisht kundër propozimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Megjithatë burime pranë La Liga thonë se ato i dinë se di cilat do të jenë dy skuadrat që do të luajnë ndeshjet në SHBA dhe se klubet në fjalë kanë dhënë miratimin e tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?