Tmerri pa fund i djaloshit afgan, që u bë i famshëm përmes Messi-t

Djaloshi afgan, Murtaza, i cili u bë i famshëm me fanellën e tij prej plastmasi të Leo Messit, i cili ia doli për ta takuar idhullin e tij personalisht, ka qenë i detyruar të largohet nga shtëpia e tij në jug të Afganistanit, si pasojë e një sulmi të talibanëve.

Asokohe 7-vjeç, ai u bë i famshëm në mbarë botën, në vitin 2016, kur u publikua fotografia e tij, në të cilën shfaqej i veshur me një qese plastmasi, me vija blu dhe të bardha dhe një “Messi 10” të shkruar në anën e pasme. Menjëherë, kjo foto dhe historia e tij u bë “virale” në rrjetet sociale.

Murtaza jetonte me familjen e tij në Jaghori, provincën jugore të Ghazni, e cila konsiderohet si zona më e sigurt dhe e qetë në 17 vitet e fundit të konfliktit. Por, qetësia relative përfundoi në fillim të nëntorit, kur talibanët sulmuan në rajon, duke detyruar më shumë se dy të tretat e popullsisë të iknin në kërkim të një strehimi tjetër.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Më mungon shtëpia ime në Jaghori. Këtu nuk kam një top, nuk mund të luajnë futboll, as të dal jashtë”, – ankohej djaloshi në Kabul, ku bashkë me familjen u strehua për dy javë. Sytë e djaloshit mbushen me lot, kur i kujton dy fanellat e nënshkruara nga Messi dhe topin, që ylli i Barcelonës i dha atij. Tani ka mbetur në qiell të hapur, pa shtëpi.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Fanellat dhe topi më kanë mbetur në Jaghori, – shpjegon ai. – Nuk mundëm t’i merrnim, sepse u larguam nga shtëpia gjatë natës. Mami u mundua, por nuk mundi të merrte topin dhe as fanellat, që m’i dhuroi Messi. Duhej të iknim shpejt, sepse ishim në rrezik për jetën”.

Forcat afgane të sigurisë i kanë dëbuar kryengritësit nga kjo zonë, por familja ka vendosur të mos kthehet më në fshat. Edhe para se talibanët ta sulmonin rajonin në nëntor, familja e Murtaza ka marrë kërcënime telefonike për shkak të famës së papritur të djaloshit. Vëllai i tij më i madh, Humayoon Ahmadi, 17 vjeç, tha: “Pasi Murtaza u takua me Messin në Katar, situata u bë e komplikuar dhe kemi jetuar plot frikë. Njerëzit rreth nesh mendonin se Messi na kishte dhënë shumë para”.

I riu tha se nganjëherë, njerëz të panjohur silleshin rreth shtëpisë në mbrëmje dhe të afërmit kanë marrë kërcënime: “Për shkak të gjithë kësaj, Murtaza kishte frikë se e rrëmbenin dhe praktikisht u mbyll në shtëpi. Nuk e kemi dërguar në shkollë për dy vite”.

445445 Ts 04 12 18 8995338663

Kërcënimet u bënë të padurueshme dhe familja mori rrugën e mërgimit në Pakistan, në maj 2016, duke shpresuar për të arritur në SHBA. Megjithatë, kërkesa për azil u hodh poshtë, pas disa muajsh, dhe Murtaza, prindërit e vëllezërit e tij u detyruan të ktheheshin në fshatin e tyre, prej nga tani janë zhvendosur për shkak të konfliktit.

Dy vite pas ndeshjes, ku doli në fushë dorë për dore me Messin, Murtaza nuk e ka harruar një premtim, të bërë nga argjentinasi, gjatë udhëtimit të tij në Katar: “Messi më tha: kur të jesh pak më i madh, unë do t’i rregulloj gjërat për ty”. Por, prej asaj dite, ai nuk ka pasur më asnjë kontakt me kapitenin e Barcelonës.

“I kërkova Messit të më merrte me vete, sepse nuk mund të luaj futboll këtu. Këtu është vetëm luftë”, – thotë djaloshi afgan, duke imituar shpërthimet e bombave dhe të shtënat me armë. “Sa herë që dëgjon një bombë, apo krismën e një arme, ai shkon e fshihet nën krevatin tim”, – shpjegoi nëna e tij, Shafiqa, 38 vjeçe./telesport

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?