FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

”Topi i Artë 2018”, Griezmann “thumbon” rivalët

Fituesi i “Topit të Artë 2018” mbetet ende në pikëpyetje, pavarësisht se të shumtë janë zërat ku pohojnë se fituesi i saj do të jetë kroati i Realit të Madridit, Luka Modric.

Një kandidat potencial për të fituar këtë trofe prestigjoz është dhe francezi i Atletico Madridit, Antoine Griezmann, i cili u shpall kampion bote me Francën, në verën e këtij viti.

Duke pasur shpresa se do të jetë ai fituesi, Griezmann do të marrë pjesë në ceremoninë, teksa është ndalur për mikrofonin e “L’Equipe”, ku është shprehur: “Tashmë jam në Francë, në vendin tim. Është kënaqësi. Është një mbrëmje e bukur dhe ne do të gëzojmë. Trofeu? Do të shohim votat, pasi mendoj se ishte normale të isha këtu. Është normale që nuk ka trofe për të gjithë, por për mua pjesëmarrja është më e rëndësishmja. Nëse nuk është një francez? Do të ishte një turp, por ndoshta Liga e Kampionëve ose kampionati do të ishin më të rëndësishme se një Kupë e Botës. Siç thashë, do të shohim. Sidoqoftë ne nuk do ta dhuronim Kupën e Botës me një ”Top të Artë””,-tha Griezmann.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?