FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Topi i Artë 2018”, ja për kë shkuan votat nga Shqipëria

Fituesi i “Topit të Artë” për vitin 2018 u zbulua dje në një mbrëmje galanga “France Football” në Paris. Luka Modric ka thyer “diktaturën” e dyshes Messi-Ronaldo, që në dekadën e fundit e kanë fituar nga pesë herë secili këtë çmim prestigjioz individual.

Po si ka votuar Shqipëria në këtë rast. Sikurse dihet, të drejtën e vlerësimit me pikë e kishte Shoqata e Gazetarëve Sportivë të Shqipërisë, që kryesohet nga Besnik Dizdari.

Ky i fundit ka bërë këtë votim: Antoine Griezmann – 5 pikë, Luka Modric – 4 pikë, Cristiano Ronaldo – 3 pikë, Lionel Messi – 2 pikë dhe Kylian Mbappe – 1 pikë. Kujtojmë se “Topi i Artë” përzgjidhet mbi bazën e votave të 176 gazetarëve sportive nga e gjithë bota.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?