“Topi i Artë” nuk mjafton, Luka Modric drejt largimi gjatë verës
“Topi i Artë” mund të mos mjaftojë për Luka Modric. E përditshmja spanjolle, “El Confidencial” shkruan sot se dashuria ndaj futbollistit kroat është vetëm “aktrim”.
Madrilenët kanë vendosur tashmë ta shesë mesfushorin gjatë merkato së verës dhe se tashmë ka nisur të shqyrtojë ofertat e klubeve evropiane. Perez thuhet se dëshiron të rifreskojë skuadrën dhe paratë për blerjen e lojtarëve dëshiron t’i gjejë në shitjen e Luka Modricit, Gareth Balet dhe Iscos.
Modric është në moshën 34-vjeçare dhe Reali i duhet t’i ofrojë një kontratë të re nëse dëshiron ta mbajë lojtarin. Bale nuk ka justifikuar paratë e investuara dhe ka gjasa të kthehet në Angli ndërkohë që Isco është i pakënaqur me trajnerin e ri dhe po përgatitet të largohet. Reali është duke kërkuar shërbimet e Hazardit, por edhe të Neymarit dhe Kylian Mbappe.
KOHA JONË SONDAZH

