Topi ngrihet si me magji, penalltia e Ronaldos bën xhiron në rrjetet sociale (VIDEO)
Rrjetet sociale kanë shpërthyer nga magjia e fundit e Kristiano Ronaldo. Sulmuesi portugez shënoi dy gola, njërin prej të cilëve me 11-metërsh. Por, shumë pak tifozë vunë re diçka të çuditshme te penalltia e CR7.
Përsëritja tregon se topi ngrihet në momentin që Ronaldo përgatitet ta godasë penalltinë. Kjo ndodhi pasi këmba mbështetëse e sulmuesit të Realit shkel me forcë dhe tapeti vibron aq sa për të ngritur pak topin fiks në momentin që goditet nga e djathta e portugezit.
KOHA JONË SONDAZH

