Totenhem dhe Arsenal vendosin një rekord të ri në Premier League
Totenhem-Arsenal e zhvilluar sot në “Uembli” është zyrtarisht ndeshja me shikueshmërinë më të madhe të historisë së Premier League. 83,222 tifozë ishin të pranishëm në stadiumin gjigant për të ndjekur yjet e të dyja skuadrave.
“Gjelat” kishin vendosur rekordin në fillim të sezonit, kur 81,978 tifozë ishin të pranishëm në Uembli, ndaj Junajtid. Shifra e sotme në fakt është me e ulët se ndeshje e Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar ndaj Leverkusen me mbi 85 mijë tifozë.



KOHA JONË SONDAZH

