Totenhem fitore në frymën e fundit ndaj Kristal Palas, vendos Kejn (VIDEO)

Totenhem vuan shumë ndaj Kristal Palas, por në fund arrin që të marrë një fitore minimale 1-0. Skuadra e Mauricio Poketinos kishte një mori rastesh, por Herri Kejn dhe yjet e tjerë nuk ishin të qetë përballë portës.

Goli i vetëm i takimit u realizua 2 minuta nga përfundimi i kohës së rregullt. Pas një goditje nga këndi të ekzekutuar nga Eriksen, Herri Kejn kërcen mjaft mirë, duke e dërguar topin në rrjetë. Ky ishte goli i 24-t për të në këtë sezon, ndërkohë që Totenhem ngjitet në vendin e katërt me 55 pikë, dy më shumë se Çelsi. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?