Toti letër prekëse për Bufon: E nisëm si fëmijë, gradualisht u bëmë burra dhe kapitenë

Ish-kapiteni i Romës, Françesko Toti ka reaguar pas deklaratës së Bufon, i cili ka vendosur që të mbyllë aventurën te Juventusi dhe të Italia. Ata kanë luajtur së bashku shumë ndeshje në kombëtaren e të kaltërve duke i kujtuar portierit italian momentet e bukura që kanë kaluar.

“Gjithmonë e kam gjetur veten në role të kundërta: unë nuk mund të largohesha nga fanella ime. Besoj se njëjta gjë vlen edhe për ju, që gjithmonë u përpoqët të përcillni racionalitet. Për mua ishte e vështirë, nganjëherë tronditëse, për ta mbyllur ‘rrethin’.

Dhe tani, që e keni shpallur lamtumirë tuaj nga Juventusi, Xhixhi i dashur, unë ndjehem përsëri i pushtuar nga ndjenjat e 12 muajve më parë. Nuk mund t’u them se çfarë do të ndjeni nesër, në stadiumin tuaj. Unë nuk e di edhe se çfarë do të lëvizë në kokën tuaj në orët e ardhshme, kur të vendosni nëse do të vazhdoni, apo të ndaleni.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithkush i proçeson gjërat në mënyrën e vet. Por, jam i sigurt se këto ditë do t’u ndodhë që ta ktheni prapa kasetën e karrierës suaj. Dhe është mirë të mendojmë se në filmat tanë përkatës, ne të dy morëm pjesë. Ne kaluam me njëri-tjetrin si fëmijë, gradualisht u bëmë kapitenë dhe burra.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kemi mbrojtur të njëjtën fanellë, atë blu. Dhe kemi luftuar për lëkura të ndryshme, respektivisht: verdhekuqe dhe bardhezi. Unë luftoj të rikthehem pas me porosi, por vorbulla që del jashtë është me të vërtetë e madhe: shoh netët e Botërorëve, Kupa në qiellin e Berlinit, përqafimet tona.

Dhe them faleminderit, sepse kundërshtari dhe shoqëruesi keni qenë Ju. Nëse keni nevojë për këshilla në ditët e ardhshme, më bëni një telefonatë. Unë gjithmonë do të jem atje, për Ju”, ka shkruar Françesko Toti.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?