Toti: Nuk kemi frikë, Barcelonës do i duhet punë për të na eliminuar
Shorti nuk ka qenë aspak “bujar” sot për Romën, pasi goglat e hedhura në Nion e kanë vendosur përballë Barcelonës. Edhe pse e nisin ndeshjen si inferior, ish-kapiteni dhe drejtuesit i verdhekuqve, Françesko Toti nuk ka frikë: “Jam i kënaqur për shortin. Të përballesh me një skuadër të tillë mund të jetë vetëm një stimul shtesë. Jemi mes tetë ekipeve më të forta të Europës dhe si të ndeshesh me Barcelonën, Bajern apo Mançester Sitiështë e njëjta gjë.
Do të tregojmë se jemi skuadër e madhe dhe mendoj se pavarësisht çfarë thuhet ata do të shqetësohen kur të vijë momenti i sfidës. Ne vijmë nga një grup ku lamë pas Çelsin dhe Atletiko Madrid dhe sapo kemi eliminuar Shakhtar. Barcelonës do t’i duhet shumë punës për të na eliminuar. Futbolli është i bukur sepse mund të ndodhë gjithçka”, ka thënë Toti në intervistën pas shortit. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

