Tottenham dhe Chelsea kualifikohen gjysmëfinalen e EFL Cup (VIDEO)

Tottenham fitoi 2-0 derbin e Londrës përballë Arsenalit, të vlefshëm për fazën çerekfinale të EFL Cup, duke u kualifikuar njëkohësisht për në fazën gjysmëfinale, ku do të gjejë përballë Manchester Cityn e Guardiolës. Golat u shënuan nga koreano-jugori Son Hueng-min dhe ylli anglez Delle Ali, që ishte ndër më të mirët në fushën e lojës.

Në gjysmëfinale kaloi edhe Chelsea, që sot priti në “Stamford Bridge” skuadrën e Bournemouthit, të cilën e mposhti me rezultatin minimal 1-0, falë një goli të shënuar nga belgu Eden Hazard, në minutën e 84-t të takimit.

Skuadra e Sarrit ka një short më të lehtë, pasi në gjysmëfinale do të përballet me modestët e Burtonit, gjithsesi vlen të theksohet se historia ka treguar se kupat në Angli prodhojnë shumë shpesh surpriza.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?