Tottenham e ka seriozisht për Strakoshën, do të zëvendësojë Lloris-in

Thomas Strakosha në sezonin e ardhshëm mund të mos ta shohim më në  Seria A. Portieri i kombëtares sonë mund të fillojë një aventurë të re me finalistët e Champions League-s, Tottenhamin. Paraqitjet shumë të mira në muajt e fundit, kanë konfirmuar rritjen e madhe për Thomasin, që është gati për të bërë hapin e madhe në një klub të njohur evropian. Sipas revistës së njohur sportive “Fuorfourtwo.com”, skuadra e Pochettinos e kërkon me ngulm.

Image result for thomas strakosha

“Spursat” më 1 qershor do të luajnë finalen e Champios League ndaj Liverpoolit, por më pas duhet të fillojnë që të mendojnë për një portier që të zëvendësojë Lloris. Sipas medieve franceze, portieri dëshiron rikthimin në Francë, aty ku PSG është gati t’i ofrojë një kontratë të mirë me një pagë të majme. Në rast se kampionët e Francës nuk rinovojnë me Buffonin, mundësitë për kalimin e Lloris në kryeqytetin francez pritet të jenë të mëdha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithmonë duke referuar mediave angleze, Thomas Strakosha do të ishte zgjidhja ideale, duke parë dhe moshën e tij të re, vetëm 23 vjeç dhe faktin që e ka provuar veten në ndeshje të mëdha në Itali. Këtë sezon portieri shqiptar është aktivizuar në 44 ndeshje në total duke pësuar 46 gola, por nuk duhet harruar as fakti se ka një mbrojtje shumë të dobët te bardhekaltrit. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?